Bideni mblodhi mbi 12 milionë dollarë për një ditë

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 10:37
Bideni mblodhi mbi 12 milionë dollarë për një ditë

Kandidati i Partisë Demokratike për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, arriti të mbledhë më shumë se 12 milionë dollarë si përkrahje për fushatë të mërkurën.

Kjo gjë ndodhi në ditën kur u zhvillua debati mes dy kandidatëve për nënpresident, Kamala Harris dhe Mike Pence, shkruan Reuters.

Ndryshe, ish-nënpresidenti Biden vazhdimisht ka dalë më mirë në sondazhe para zgjedhjeve të 3 nëntorit dhe nga shumë analistë po cilësohet si favorit për ta fituar garën.

Ai e ka siguruar edhe përkrahjen e disa ish-kandidatëve për të nominuarin e Partisë Demokratike, të cilët brenda partisë më herët i kishte rivalë.

(Kosova Sot Online)