Çmimi Nobel për Paqe i jepet Programit Botëror të Ushqimit, Trumpi “me gishta në gojë”

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 11:26
Çmimi Nobel për Paqe i jepet Programit Botëror të Ushqimit, Trumpi “me gishta në gojë”

Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2020 i është dhënë Programit Botëror të Ushqimit, që është pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Kjo agjenci u nderua me çmimin prestigjioz për përpjekjet e saj për ta luftuar urinë në botë, shkruan BBC.

Për këtë çmim ishte nominuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, për ndërmjetësimin në marrëveshjet mes Emirateve të Bashkuara dhe Izraelit si dhe mes Kosovës e Serbisë.

Ai madje disa herë e kishte përmendur këtë nominim gjatë fjalimeve të mbajtura në fushatën zgjedhore në ShBA, duke u shprehur krenar për punën që ka bërë në këtë aspekt.

(Kosova Sot Online)