Donald Trump pret të testohet përsëri për koronavirus të premten

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 12:28
Donald Trump pret të testohet përsëri për koronavirus të premten

Pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tregoi për diagnozën e tij dhe që u shërua me sukses nga virusi korona, ai njëkohësisht tha se është i gatshëm t’i rikthehet debateve televizive dhe tubimeve personale, por është e paqartë nëse ai ende është bartës i virusit.

Një një intervistë me Sean Hannity në televizionin “Fox News”, presidenti Trump deklaroi se do të testohet këtë të premte përsëri, për të ditur saktësisht që nuk është bartës i virusit më.

Presidenti Trump së bashku me familjen e tij u infektua me virusin korona javën që kaloi dhe tani, sipas medieve amerikane, ai dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, vuajnë vetëm nga një kollë e lehtë, që, sipas mjekëve, është vetëm si pasojë e virusit, por është diçka kaluese.

Mbi 50.000 raste të reja janë regjistruar këtë javë në të gjithë kontinentin amerikan. Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, më shumë se 7.57 milionë raste janë raportuar në ShBA që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve e tejkaloi shifrën prej 212,200 personave.

(Kosova Sot Online)