Kryeministri Hoti lëshon sallën sa herë flasin deputetët e Kurtit

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 13:35
Kryeministri Hoti lëshon sallën sa herë flasin deputetët e Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është duke i bojkotuar deputetët e LVV’së në seancën e sotme të Kuvendit, duke dalë nga seanca saherë që dikush nga kjo parti e merr fjalën.

Kryeministri Avdullah Hoti ka lëshuar edhe njëherë sallën kur në foltore të Kuvendit ka dalur për të folur deputetja e LVV’së, Fitore Pacolli.

Ai u çua nga ulësja e tij derisa në foltore ishte deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Pacolli ishte duke hedhur akuza në drejtim të punës 100 ditëshe të Hotit si shef ekzekutivi.

Pas Pacollit fjalën e ka marrë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci megjithatë Hoti as gjatë këtij fjalimi nuk është kthyer në seancë.

Po të njëjtën, Hoti e kishte bërë edhe pak minuta më herët derisa fjalën e kishte shefi i Pacollit në Kuvend, Rexhep Selimi.

Hoti e ka braktisur menjëherë sallën, duke mos e dëgjuar përfaqësuesin e LVV’së.

(Kosova Sot Online)