Serbia zgjedh shefin e ri të “Zyrës për Kosovën” pas largimit të Gjuriqit

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 15:05
Serbia zgjedh shefin e ri të “Zyrës për Kosovën” pas largimit të Gjuriqit

Petar Petkoviq do të jetë shefi i ri i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

Ky vendim është marrë sot pas shkarkimit të Marko Gjuriq.

Petkoviq që nga viti 2016 ka qenë zëvendës i Gjuriqit.

Gjuriq me një vendim të qeverisë së Serbisë është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)