Berlini dhe Frankfurti – dy nga qytetet gjermane më të goditura nga virusi deri më tani

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 15:09
Berlini dhe Frankfurti – dy nga qytetet gjermane më të goditura nga virusi deri më tani

Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Müller, bëri ditur se do të marrë masa më të rrepta kundër pandemisë, pasi ekspertët e shëndetit deklaruan se qyteti kishte shkelur shumë rregulla mbrojtëse ndaj virusit.

Sipas ligjvënësve të Berlinit, qyteti ka eskaluar me 53 raste të reja të koronavirusit për 100.000 banorë në shtatë ditët e mëparshme.

Në Gjermani, një zonë me mbi 50 infeksione të reja të virusit korona për 100.000 njerëz brenda një jave konsiderohet zyrtarisht e rrezikshme dhe thyerja e këtij pragu ka të ngjarë të shkaktojë kufizime të rejasi kufizime në udhëtime, jetën shoqërore, distancim social, bare, restorante, parqe dhe institucione edukative arsimore.

Frankfurti, i cili njihet si qendra financiare gjermane, e ka kaluar numrin e të prekurve me virus me mbi 50 raste për 100.000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit. Frankfurti kishte marrë masa kundër pandemisë, por qytetarët filluan të mos i respektojnë ligjet dhe masat mbrojtëse.

Ministri i Shëndetësisë,  Jens Spahn, e kritikoi qasjen e qytetarëve injorantë. Ai tha: “Unë jam shumë i shqetësuar për këtë”, duke bërë thirrje që qytetarët ta mbajnë distancën dhe t’u binden masave higjienike për ta mbrojtur veten, familjen dhe shoqërinë e tyre.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vendosur të diskutojë të premten me kryetarët e 11 qyteteve më të mëdha gjermane, duke përfshirë Berlinin, Frankfurtin, Mynihun, Këlnin, Hamburgun dhe Bremenin.

(Kosova Sot Online)