Bllokada e dialogut, Lajçak javën e ardhshme viziton Prishtinën dhe Beogradin

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 16:21
Bllokada e dialogut, Lajçak javën e ardhshme viziton Prishtinën dhe Beogradin

Emisari special i BE’së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin gjatë javës së ardhshme.

Kështu kanë bërë të ditur burime nga Brukseli të agjencisë serbe ‘tanjug’.

Kjo vizitë e Lajcak do të bëhet pas 12 tetorit, datë kjo në të cilën do të mbahet një takim në Luksemburg i 27 ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të cilët do të diskutojnë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

Dialogu aktualisht është në bllokadë si pasojë e temës së Asociacionit, rikthimin e së cilës e kërkon Serbia derisa Kosova refuzon.

(Kosova Sot Online)