Deputeti i VV’së – Selmanajt: Në Uashington vetëm për dy darka shpenzuat mbi 2 mijë dollarë

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 22:33
Deputeti i VV’së – Selmanajt: Në Uashington vetëm për dy darka shpenzuat mbi 2 mijë dollarë

Deputeti i VV’së Enver Haliti thotë se delegacioni i Kosovës me në krye Avdullah Hotin shpenzoi shumë para gjatë vizitës së muajit të kaluar në Uashington.

Sipas Halitit i cili iu referua deokumenteve zyratre të Qeverisë, politikanët e Kosovës kanë shpenzuar mbi 1500 euro vetëm për një darkë.

“Sa i përket shpenzimeve në Uashington Selmanaj e tha një të pavërtetë”, tha Haliti në Kuvend.

“Vetëm një darkë iu ka kushtuar 1536 dollarë  vetëm një darkë po flas, jo tjera. Na thuaj tasni a keni mbajt dietë, a keni marrë sendvicha, a i keni mërrë me veti a çka keni bo. Plus një darkë tjetër 1017 dollarë”, shtoi ai.

“Ju po ja dijshit rendin, edhe verërat po dijshi me i zgjedh”, theksoi Haliti.

(Kosova Sot Online)