Avokati i Haki Rugovës tregon arsyen e arrestimit

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 22:46
Avokati i Haki Rugovës tregon arsyen e arrestimit

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, së bashku me ish-nënkryetarin e kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtarin ligjor, Faton Bujupi, është shoqëruar në polici sot pasdite me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lajmin  e ka konfirmuar avokati i Haki Rugovës, Besnik Berisha, i cili deklaroi se shoqërimi dhe ndalimi në polici i Rugovës është tërësisht i kundërligjshëm.

“Po, është e vërtetë se pasdite në polici është shoqëruar zoti Rugova, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, për të sqaruar nënshkrimin e kontratave nga ish- nënkryetari Lulzim Blakaj. Nga ajo që kam perceptuar gjatë intervistimit dhe provat e ofruara nga hetuesit policorë, jam absolutisht i bindur se zoti Rugova nuk ka bërë asnjë krim, përkundrazi ka respektuar në përpikëri ligjet për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës dhe ligjet e tjera në fuqi”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)