
Lexoni edhe:
Zemaj thotë se do të vaksinohen 500 mijë qytetarë
Rreth 12 mijë shkencëtarë dhe mjekë në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar peticionin kundër masave shtrënguese dhe i kërkon qeverisë të tërhiqet prej tyre dhe të lejojë Covid-19 të përhapet mes të rinjve dhe njerëzve të shëndetshëm.
Deklarata e Barrington u publikua javën e kaluar dhe kërkon që të rinjtë të lejohen t’i kthehen jetës normalisht, ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët të trajtohen më me kujdes.
Zemaj thotë se do të vaksinohen 500 mijë qytetarë
Lexoni edhe:
Letra e hapur e përpiluar nga ekspertët në universitetet e Oxford, Harvard dhe Stanford është nënshkruar deri më tani nga më shumë se 130 mijë persona.
Por, zyra e kryeministrisë insistoi se nuk do të tërheqë asnjë nga masat e vendosura dhe se çështja e imunitetit të tufës kundër Covid-19 nuk do të merret parasysh nga politikbërësit.
Ajo argumenton se nuk ka prova se kjo gjë do të mbronte njerëzit e rrezikuar apo nëse imuniteti i tufës do të zhvillohej.
Koncepti i imunitetit të tufës u përmend, në fillim të marsit, përpara vendosjes së masave izoluese, por u tërhoq shumë shpejt pas reagimit të disa kritikëve.
(Kosova Sot Online)