Shoferi i veturës që goditi për vdekje 5 vjeçarin në Prizren është 17 vjeç

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 09:34
Shoferi i veturës që goditi për vdekje 5 vjeçarin në Prizren është 17 vjeç

Fëmija 5 vjeçar me inicialet M.G., është goditur për vdekje nga një veturë dje në Lubizhdë të Hasit.

Personi që po voziste veturën, e cila u përfshi në aksidentin me fatalitet është 17 vjeç.

Lajmin për moshën e shoferit të veturës e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Shkaqet që çuan deri te aksidenti me fatalitet nuk dihen akoma, ndërsa 17 vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Policia e Kosovës vazhdimisht apleon te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë të gjitha rregullat e trafikut. 

(Kosova Sot Online)