Ramush Haradinaj në Lybeniq, kujton 2-vjeçarin e vrarë nga forcat serbe

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 11:57
Ramush Haradinaj në Lybeniq, kujton 2-vjeçarin e vrarë nga forcat serbe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Lybeniqit.

“Sot në Lybeniq, ku dhimbja është e gjallë. Muhamet Ukshinaj ishte vetëm dy vjeçar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më 25 maj të këtij viti janë bërë 22 vjet prej masakrës së Lybeniqit, ku forcat serbe kishin masakruar 80 banorë të këtij fshati.

Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, paraushtarake e ushtarake serbe në Kosovë.

 

Sot në Lybeniq, ku dhimbja është e gjallë. Muhamet Ukshinaj ishte vetëm dy vjeçar!

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 11 octobre 2020

(Kosova Sot Online)