Shteti në kolaps, kërkohet ristrukturim institucional dhe reformim i plotë i skenës politike

Shteti në kolaps, kërkohet ristrukturim institucional dhe  reformim i plotë i skenës politike
Shteti në kolaps, kërkohet ristrukturim institucional dhe  reformim i plotë i skenës politike

Blerim Burjani

  • 11 October 2020 - 09:45

Shkruan:Blerim Burjani

Tri qeveri u ndërruan kotë pa ndonjë zhvillim normal dhe pa ndikim. Falja e posteve publike njerëzve jo kompetentë, e që në praktikat e BE quhen poste të korruptuara janë, problemi ndoshta kryesor pse jemi këtu ku jemi, pa liberalizim pa perspektivë, Kosova s’ka ministër të MPJ-së dhe s’ka diplomaci e as ambasador aktiv përballë Serbisë, të lodhur të paguar kotë më para të taksapaguesve. Pra s’ka gjë, duhet një reformë e plotë qeverisëse dhe ndryshim i sistemit elektoral në gjysmë mazhoritar ku do të hiqen problemet e partive të vogla që përfitojnë dhe nuk janë as parti serioze por janë parti të individëve apo prona private të individëve. Këto telashe duhet të hiqen sa më parë, kështu më nuk shkon, njëzet vjet kanë kaluara dhe asnjë institucion nuk funksionon normal dhe arsyeshëm dhe përgjegjshëm.

-LDK-ja e do PDK-në në koalicion për të vazhduar mandati, ndryshe kështu si është kjo qeveri duket vetëm humbje kohe. Pra nëse një ligj për rimëkëmbej ekonomike që është vitale për shtetin dështon gjashtë herë, atëherë s’ka çka të flitet më këtu. Pra kjo qeveri me qëllim e donë dështimin VV-së dhe të PDK-së, kjo është e pa pranueshmesepse nuk është koha e as momenti që të luftohet për pushtet dhe për të bllokuar jo në këtë rast këtë qeveri por të punoj kundër qytetarëve të Kosovës, pra qëllimi është që opozita të luftoj kundër kësaj pozite dhe aspak për këtë opozitë e nuk është interesimi i qytetarëve dhe e i ekonomisë së nakatosur.

Kjo krizë ekonomike do të na kushton me reduktim të vendeve të punës në mënyrë masovike,rreth 60 mijë punëtor mundë të humbin punën në sektorin privat. Hyrja e PDK-së është e domosdoshme, presidenti duhet ti jepet PDK-së dhe tre ministri, e që AAK-ja duhet të largohet nga qeveria që është kot pa kuadër dhe me shumë probleme dhe poste të falura njerëzve jo kompetentë. Pra disa herë u dëshmua se në politik partitë e vogla që janë problemi më i madhe i shtetit, pa kapacitet dhe veprojnë lider të papërgjegjshëm për qytetarët dhe kjo po i kushton pastaj popullit. S’ka liberalizim sepse ka korrupsion, s’ka liberalizim sepse ka poste publike ministrore korruptuese. Pra kjo Qeveri s’ka interes për të ndihmuar qytetarin, të gjitha këto kanë bërë që të mos ketë liberalizim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".