2 të vdekur, 53 të shëruar dhe 49 raste të reja me COVID-19

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 14:45
2 të vdekur, 53 të shëruar dhe 49 raste të reja me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes nga COVID-19.

Zemaj ka bërë të ditur se janë shëruar 53 persona me koronavirus, ndërkaq janë shënuar 49 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

 

Letër drejtuar qytetarëve të vendit tim! Të nderuar qytetarë, bashkudhëtarë të mi, të djeshëm, të sotëm dhe të...

Publiée par Armend Zemaj sur Dimanche 11 octobre 2020

(Kosova Sot Online)