Java në vijim sjell sërish të reshura shiu

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 15:11
Java në vijim sjell sërish të reshura shiu

Nga dita e martë parashihet rënie e temperaturave, parashikon “Prishtina Weather”.

Ditën e mërkurë nuk parashihen të reshura, të cilat rikthehen mbrëmjen e së enjtes dhe ditën e premte. Në fundjavë mbetet mot me vransira dhe mundësi për reshje lokale shiu.

Datat:

12.10 – Kryesisht me vransira.  Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, që më vonë vende-vende do të jenë më intensive, të shoqëruara edhe me bubullimë.  Gjatë mbrëmjes pritet të fryj edhe erë.

13.10 – Më freskët. Në mëngjes kryesisht vranët me reshje lokale shiu.  Ditën pjesërisht vranët.

14.10 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Mundësi për riga lokale shiu.

15.10 – Në mëngjes me kthjellime.  Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje sërish priten të reshura shiu.

16.10 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Në përgjithësi temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare, për këtë periudhë kohorë, me përjashtim të ditës së martë që maksimalet do të zbresin ndjeshëm.  Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 9C, e maksimalet zbresin nga 21C, të hënën, në 14C ditën e martë, e më pas rriten gradualisht në 18C.

Era do të fryej mesatare dhe e fuqishme kryesisht nga krahu jugor 4-15m/s.

Shtypja atmosferike të martën pëson rënie të theksuar nën vlera normale, e më pas gradualisht në rritje.

(Kosova Sot Online)