Avdullah Hoti sot del në terren, publikohet agjenda

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 09:07
Avdullah Hoti sot del në terren, publikohet agjenda

Zyra e kryeministrit e ka publikuar agjendën për sot të kryeministrit Avdullah Hoti.

Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se sot Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, vizitojnë Komunën e Vitisë.

Takimi në Komunën e Vitisë do të mbahet në ora 10:30.

Pas kësaj vizite, Hoti bashkë me Abrashin, marrin pjesë në nisjen e punimeve në “Rehablitimin e Rrugës N25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”.

Në ora 14:00 ndërkaq, Hoti do të vizitojë Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Agjenda e plotë:

1. Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, vizitojnë Komunën e Vitisë.

VENDI: Objekti i Komunës së Vitisë

KOHA: 10:30

2. Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, marrin pjesë në nisjen e punimeve në “Rehablitimin e Rrugës N25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”.

VENDI: Magjistralja Ferizaj-Gjilan, në hyrje të Komunës së Kllokotit

KOHA: 11:00

3. Kryeministri Avdullah Hoti viziton Institutin e Mjekësisë Ligjore.

VENDI: Instituti i Mjekësisë Ligjore (QKUK)

KOHA: 14:00

(Kosova Sot Online)