Dita e seancës: Deputetët e AAK-së krenohen se shkuan të parët në Kuvend

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 09:52
Dita e seancës: Deputetët e AAK-së krenohen se shkuan të parët në Kuvend

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në të cilën pritet që për herë të shtatë të hidhet në votim Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Të parët që kanë arritur në Kuvendin e Kosovës janë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Se kanë shkuar të parët ka lajmëruar faqja zyrtare e AAK-së në Facebook.

Ky projektligj ka sjellë debate të ashpra në mes të deputetëve të koalicionit dhe atyre të opozitës, ndërsa këta të fundit janë shprehur vazhdimisht kundër tij, anipse në rrethana çfarë ndodhet Kosova, nevoja e rimëkëmbjes ekonomike është e domosdoshme.

 

Deputeteët e AAK-seë arrijneë teë pareët neë Kuvend Kuvendi Kosoveës sot mban seanceë neë teë cileën pritet qeë peër...

Publiée par Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sur Lundi 12 octobre 2020

(Kosova Sot Online)