68 raste të reja me COVID-19: Këto janë fshatrat dhe qytetet nga ku vijnë të infektuarit

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 15:21
68 raste të reja me COVID-19: Këto janë fshatrat dhe qytetet nga ku vijnë të infektuarit

Një person ka vdekur, 33 janë shëruar dhe 68 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës rreth gjendjes me COVID-19 në 24 orët e fundit, është bërë e ditur se numri i rasteve pozitive ka shkuar në 16 mijë e 247.

Ndërkohë, komuna me më së shumti raste pozitive të konfirmuara vazhdon të jetë Prishtina, me 21 persona të infektuar në 24 orë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 702 mostra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK)”,  thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK’së.

(Kosova Sot Online)