Deklaratat pas arrestimit të Haki Rugovës, flet ministri i Drejtësisë

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 15:30
Deklaratat pas arrestimit të Haki Rugovës, flet ministri i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, nuk ka dashur të komentojë mbi deklaratat e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa pas arrestimit të nënkryetarit të kësaj partie dhe kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Ai tha se kur kanë ardhur në ministri kanë dashur të instalojnë moton që politika t’i mbajë duart larg drejtësisë.

“Nuk kam koment për asnjë deklarate, por unë mëtoj ta shtyjmë përpara ketë moto që ‘Politika t’i mbajë duart larg drejtësisë’”, ka deklaruar Selimi.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, është arrestuar mbrëmjen e së premtes nën dyshimet për keqpërdorim pozite dhe konflikt interesi.

Të dielën është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Rugovës, ku është vendosur që kryetarit të Istogut t’i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak.

(Kosova Sot Online)