Tahiri përgëzon kryeministrin, thotë se Hoti sot arriti një sukses të madh

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 19:42
Tahiri përgëzon kryeministrin, thotë se Hoti sot arriti një sukses të madh

Deputeti i PDK’së Abelard Tahiri ka ironizuar me qeverinë e Kosovës, pasi sot kaloi në lexim të parë ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas Tahirit, një gjë e tillë duhet uruar pasi është suksesi i parë i shumicës në Kuvend, pas katër muajsh.

“Para se me dalë në temën për të cilën po flasim dua me përgëzu kryeministrin që pas katër muajsh sot është dita e parë që e keni kaluar një ligj si mazhorancë”, tha Tahiri.

“Kjo i bie se brenda një viti ju keni me i kalu nja tre ligje…Me këta numra që i keni dhe me këtë mbështetje që keni andaj ju përgëzoj kryeministër sepse ky vërtetë që ka qenë një sukses i madh besoj për ju”, shtoi ai.

Tahiri tha se sa i përket dialogut me Serbinë kishte edhe dezinformata nga anëtarë të kabinetit qeveritar.

“Ku do të vazhdojë dialogu. A e kemi një përcaktim ne, në Uashington apo në Bruksel. Edhe ne duhet të japim kontributin tonë, ku do të vazhdohet ky proces. A do të jetë Brukseli apo Uashingtoni”, theksoi Tahiri.


(Kosova Sot Online)