Incident i armatosur para Qeverisë kroate: Vetëvritet sulmuesi, plagoset një polic

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 08:40
Incident i armatosur para Qeverisë kroate: Vetëvritet sulmuesi, plagoset një polic

Në Zagreb para ndërtesës së Qeverisë kroate sot në mëngjes është lënduar një polic nga armë zjarri, ndërsa mediumet kroate njoftuan se sulmuesi është vetëvra.

“Nëpunësit policorë në adresë në Jabukovac kanë gjetur një person i cili përputhet me përshkrimin e sulmuesit, personi ka kryer vetëvrasje”, kumtoi policia pas incidentit.

Polici i plagosur me automjet të ndihmës së parë mjekësore është dërguar në spital.

Sipas dëshmitarëve okularë gjatë sulmit janë dëgjuar të shtëna, ndërsa një pjesë e mediumeve kroate njoftuan se tek polici është shtënë nga kallashnikovi.

(Kosova Sot Online)