Katër roje të Papa Franceskut rezultojnë pozitivë me koronavirus

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 08:57
Katër roje të Papa Franceskut rezultojnë pozitivë me koronavirus

Katër anëtarë të Gardës, forca e mbrojtjes personale e veshur me ngjyra të papës, kanë rezultuar pozitive për koronavirus.

Pavarësisht rezultateve pozitive të rojeve, Papa Françesku u pa sot duke kryer detyra, përfshirë takimin me Kardinalin George Pell, pa veshur maskë.

Të katër rojet po tregojnë simptoma dhe aktualisht janë në karantinë, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni në një deklaratë të hënën. Po ashtu, Vatikani tha se rojet kanë simpatoma të lehta të Copvid-19, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

“Ndërkohë të gjithë rojet,në shërbim ose jo, do të mbajnë maska ëbrenda dhe jashtë në vëzhgimin e vazhdueshëm për respektimin të masave të parashikuara shëndetësore,” tha zëdhënësi.

Papa Francesku, 83 vjeç, që mund të jetë veçanërisht i ekspozuar ndaj Covid-19, do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

Përveç rojeve, vetëm tre persona që banojnë në Vatikan janë infektuar me Covid-19. Javën e kaluar, Vatikani futi kufizime të reja të koronavirusit duke përfshirë mbajtjen e maskave, madje edhe jashtë, si dhe praktikimin e distancës sociale.

(Kosova Sot Online)