Problemet për Harry-n nuk kanë fund, Mbretëresha Elizabeth e kërkon në një takim urgjent në pallatin mbretëror

  • G.G /
  • 13 October 2020 - 10:01
Problemet për Harry-n nuk kanë fund, Mbretëresha Elizabeth e kërkon në një takim urgjent në pallatin mbretëror

Sipas ‘The Sun’, Princ Harry do të udhëtojë së shpejti në Angli për të biseduar seriozisht me Mbretëreshën Elizabeth II.

Harry dhe mbretëresha me sa duket do të diskutojnë deklaratat e tij dhe Meghan Markle në lidhje me zgjedhjet amerikane.

Sipas ‘Page Six’, gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth thuhet se dëshiron të ketë një bisedë të ashpër me të në lidhje me mënyrën se si i ka bërë gjërat në Amerikë.

“The Sun” raportoi se në Frogmore u tha se duhet të përgatiteshin për kthimin e mundshëm të Harry-dhe as nuk është një udhëtim familjar. Meghan Markle dhe djali i tyre, Archie Harrison, nuk u përmendën, teksa do të vazhdojnë të qëndrojnë në Santa Barbara.

(Kosova Sot Online)