1 aksident me fatalitet dhe 23 me të lënduar ndodhën dje në Kosovë

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 10:36
1 aksident me fatalitet dhe 23 me të lënduar ndodhën dje në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.

Nga kjo shifër, 1 aksident ka përfunduar me fatalitet, 23 me persona të lënduar dhe 31 vetëm me dëme materiale.

Për personat që kanë shkelur rregullat e trafikut janë shqiptuar 858 tiketa trafiku.

Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë shqiptuar 539.

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 persona, 3 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. 

(Kosova Sot Online)