I dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë ndodhet ende i lirë

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 10:57
I dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë ndodhet ende i lirë

Të shtunën në Pejë në afërsi të fakultetit të Biznesit janë plagosur dy persona, njëri ishte cak i sulmit e tjetri kalimtar rasti.

Ndonëse i plagosuri Mustafë Ahmetxhekaj ka deklaruar se e njeh të dyshuarin si dhe ka treguar identitetin e tij, policia nuk ka arritur ende ta arrestojë.

Të kontaktuar nga Express, policia konfirmoi se personi që plagosi dy persona në Pejë ndodhet akoma në arrati.

Viktimat janë plagosur në gjymtyrët e poshtme dhe sipas mjekëve të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

Teksa ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, Mustafë Ahmetxhekaj pohon se s’ka pasur asnjë problem me të dyshuarin që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij.

(Kosova Sot Online)