Hoti e pret në takim Atasheun e ri ushtarak të SHBA-së, Stephen Rose

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 12:06
Hoti e pret në takim Atasheun e ri ushtarak të SHBA-së, Stephen Rose

Kryeministri Avdullah Hoti e ka pritur në takim njoftues Atasheun e ri ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Stephen Rose. Në takim i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni si dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Hoti dhe Rose kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral.

“Me këtë rast, Kryeministri Hoti, duke i uruar mirëseardhjen Kolonelit Rose, nënvizoi faktin se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të aspiratave të FSK-së, e cila mbetet e përkushtuar që të jetë ndërvepruese me ushtritë mike dhe e integruar në NATO, ndihmën e së cilës Kosova nuk e harron kurrë dhe e çmon përherë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Siç njofton Zyra e Hotit, Koloneli Rose e ka vlerësuar Hotin për mirëpritjen, ndërsa ndër të tjera, ka thënë se është kënaqësi që të japë kontributin e tij në Kosovë, duke u përkushtuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejmë dhe me interes reciprok.

(Kosova Sot Online)