Lajçak arrin në Prishtinë, Hoti e pret në takim

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 16:44
 Lajçak arrin në Prishtinë, Hoti e pret në takim

Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari i BE’së Lajçak i shoqëruar edhe nga Shefi i Zyrës së BE’së në Prishtinë, Tomas Szunyog janë pritur në ndërtesën e qeverisë nga Shefi i Ekzekutivit.

Takimi mes Hotit dhe Lajçak pritet të zgjatë përreth një orë, kurse sipas agjendës së diplomatit sllovak në 17:30 ai do ta takojë edhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Çështja kryesore që pritet të diskutohet në takimin mes Hotit dhe Lajçak është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, arsye kjo që ka ndërprerë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)