Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e BE’së Miroslav Lajçak

  • A.P /
  • 13 October 2020 - 17:52
Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e BE’së Miroslav Lajçak

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Diplomati sllovak ka arritur sot në Prishtinë ku fillimisht ka takuar kryeministrin Avdullah Hoti.

Vizita e Lajçakut vjen pas bllokimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë shkaku i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajçak nesër pritet të takojë presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e partive politike.


(Kosova Sot Online)