Një mjek dhe dentist infektohen me coronavirus në burg

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 16:19
Një mjek dhe dentist infektohen me coronavirus në burg

Mjeku dhe dentisti, të cilët punojnë në ambulancën e burgut në Shtip, janë pozitivë për coronavirus.

Ata janë të infektuar nga një i burgosur, i cili javën e kaluar ishte rasti i parë i konfirmuar në këtë institucion.

Drejtori i burgut të Shtipit, Miki Todorov tha se sot është planifikuar të testohen dy punonjës nga burgu në Shtip, pasi kanë pasur kontakte me të infektuarit dhe po presin rezultatet.

Nëntë të dënuarit, të cilët ishin izoluar pas kontaktit me të dënuarin e infektuar, nuk kanë asnjë simptomë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa përveç këtyre dhe dy të burgosur janë izoluar pasi kanë pasur kontakte me dentistin e infektuar.

(Kosova Sot Online)