Mafio-0ligarkët Devolli janë vetë shteti i kriminalizuar dhe politikanët e inkriminuar në majat e shtetit janë mbështetës, zëdhënës e avokatë të tyre!

Mafio-0ligarkët Devolli  janë vetë shteti i kriminalizuar dhe politikanët e inkriminuar  në majat e shtetit janë mbështetës, zëdhënës e avokatë të tyre!
Mafio-0ligarkët Devolli  janë vetë shteti i kriminalizuar dhe politikanët e inkriminuar  në majat e shtetit janë mbështetës, zëdhënës e avokatë të tyre!

Arsim Haziri

  • 14 October 2020 - 12:55

Shkruan: Arsim Haziri

Ka mjaftueshëm arsye pse kjo garniturë duhet të ndëshkohet, e së bashku me ndëshkimin e tyre do të përfundon në vendin e merituar edhe lidhja e oligarkëve Devolli që kontrollojnë politikën e inkriminuar dhe shtetin, sepse edhe vet rrënimi normativ i shtetit fillon dhe mbaron nga disa përfaqësues të popullit, që njëherit janë shndërruar pothuajse në problem të patejkalueshëm.

Kjo ka qenë edhe e ditur dhe shteti ynë ndryshe nuk është zaptuar pos në këtë mënyrë. Devollët janë vet shteti, ata zhvillojnë veprimtari pavarësisht pse mbysin konkurrencën e lirë, si dhe pavarësisht pse shkelën interesat e shoqërisë. Pikërisht pse konsiderohen të pakapshëm në veprimtari, tregon dukshëm për lidhjet që mund t'i kenë me subjektet politike, që tërë avancimin politik e kanë të mundshëm po nga kjo ndërmarrje. Pra, Oligarkët Devolli janë vetë shteti, kurse politika e inkriminuar është zëdhënësi që po jua mban zhagun. Vendi korruptohet nga disa përfaqësues të e popullit që njëherit janë dorë e zgjatur e mafisë së shtrirë në terren, dhe pikërisht kjo logjikë sikur ka zëvendësuar logjikën normative me atë klanore e selektuese. Ka mjaftueshëm arsye pse kjo garniturë duhet të ndëshkohet, e së bashku me ndëshkimin e tyre do të përfundon në vendin e merituar edhe lidhja e oligarkëve Devolli që kontrollojnë politikën e inkriminuar dhe shtetin, sepse edhe vet rrënimi normativ i shtetit fillon dhe mbaron nga disa përfaqësues të popullit, që njëherit janë shndërruar pothuajse në problem të patejkalueshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".