Skepticizmi për vizat, Haradinaj-Stbulla takon ambasadoren e Holandës në Kosovë

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 16:25
 Skepticizmi për vizat, Haradinaj-Stbulla takon ambasadoren e Holandës në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar sot ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në këtë takim u diskutua rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pata kënaqësinë të mirëpres ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë. E sigurova Lobbezoopër gatishmërinë e plotë të Kosovës për të avancuar marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme në një nivel bashkëpunimi më të lartë, specifikisht në fushat e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë në mënyrë që të finalizojmë suksesshëm procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Haradinaj-Stublla.

Përveç kësaj, kryediplomatja Haradinaj-Stublla dhe ambasadorja Lobbezoo në vazhdimësi të diskutimeve të zhvilluara gjatë vizitës së fundit në Holandë, kanë diskutuar edhe për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

(Kosova Sot Online)