Pas LDK’së, fillojnë përplasjet Nisma – AAK në koalicion

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 18:10
 Pas LDK’së, fillojnë përplasjet Nisma – AAK në koalicion

Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla, po kundërshton vendimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, që veteranët të lajmërohen dy herë në vit në zyrat e MPMS’së.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka kërkuar nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica që ta rishikojë këtë vendim.

“Pas vendimit të marrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku çdo veterani i duhet të lajmërohet në zyret e Ministrisë dy herë në vit, për të deklaruar që janë gjallë, shpreh kundërshtimin tim ndaj vendimit, i cili edhe pse mund të ketë qëllim të mirë, zbatimi i tij është në kohën e gabuar. Andaj kërkoj nga ju që të rishikoni këtë vendim dhe të shtyni zbatimin e tij deri pas përfundimit të gjendjes pandemike”, ka shkruar Syla.

Syla ka thënë se grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të MPMS-së, rrezikon edhe shëndetin publik në rrethana pandemie.

“Grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të ministrisë që ju e drejtoni, është përpos i ndaluar, ashtu edhe i rrezikshëm për shëndetin publik, sepse grumbullime të tilla mund të bëhen vatra të përhapjes së virusit”, është shprehur Syla.

 

I nderuar ministër z . Skender Reçica. Pas vendimit teë marreë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku çdo...

Publiée par Gazmend Syla sur Mercredi 14 octobre 2020

(Kosova Sot Online)