Politika e lidhur me krimin edhe pa vota për ti bërë ligjet qëndron në pushtet

Politika e lidhur me krimin edhe pa vota për ti bërë ligjet qëndron në pushtet

Gani Qarri

  • 14 October 2020 - 07:37

Shkruan: Gani Qarri

Për aq më tepër Qeveria minore e koalicionit LDK-AAK-Nisma, e cila nuk ishte në gjendje ti bëjë as 61 vota të nevojshme për të pestën herë me radhë në parlament, ka vendosur që ta provojë fatin edhe për herë të 6-të, në seancën e të enjtes, duke e dërguar rishtas Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti, ligj i cili për tu votuar, vijon të kushtëzohet nga partitë e krahut të luftës, PDK-AAK-Nisma, me votimin paraprak të Ligjit për Vlerat e Luftës, i kontestuar nga ambasadorët e shteteve të Kuintit si përpjekje për ndërhyrje në drejtësi dhe punën e Gjykatës Speciale.

Sipas parimit të Këshillit të Evropës gjegjësisht Kodit të Komisionit të Venecias, partitë politike në demokraci, janë asociacione jo fitimprurëse të cilat vijnë në pushtet për të mirën e përgjithshme dhe avancimin e interesave të qytetarëve, akte për të cilat duket se edhe pas më tepër se dy dekada dhe ndërrimin e 7 legjislaturave nuk kanë fare njohuri deputetët debil, as partitë e inkriminuara shqiptare. Madje tërësisht e kundërta ndodhë me partitë aventuriere vendore, të cilat jo vetëm se shkelin me të dy këmbët mbi të mirën e përgjithshme, por keqpërdorin edhe ndjenjat e qytetarëve, duke bërë lojë nervash me njëra tjetrën në Kuvendin e Kosovës,Qeveria me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, ndërsa Opozita me Ligjin për Vlerat e Luftës, të propozuara dhe sponsorizuara nga grupet parlamentare të dy partive “rivale”, LDK-së dhe PDK-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".