Shkoi në mal për të prerë dru vdes 39 vjeçari në Kamenicë

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 18:42
 Shkoi në mal për të prerë dru vdes 39 vjeçari në Kamenicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Kamenicës, një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 40 vjeçare ka ndërruar jetë.

Viktima dyshohet se kishte shkuar në mal për të prerë dru, ku gjatë punës ka pësuar plagë vdekjeprurëse.

Lajmine ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmoj se personi ka ndërruar jetë. Dyshohet se ishte shkuar në mal për të prerë dru. Viktima është i lindur në vitin 1981”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)