Deputeti i PDK-së bashkë me gruan dhe vajzën dalin pozitivë me koronavirus

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 21:36
 Deputeti i PDK-së bashkë me gruan dhe vajzën dalin pozitivë me koronavirus

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, bashkë me gruan dhe vajzën e tij.

Ismaili ka njoftuar se me të kuptuar rezultatin janë vetizoluar.

Postimi i tij i plotë:

Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.

Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë.

Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.

(Kosova Sot Online)