Ku është zhdukur e dashura e Putinit?

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 09:44
Ku është zhdukur e dashura e Putinit?

Dikur ajo ishte kampione olimpike, njihej si femra më fleksibël në Rusi dhe pozonte nudo për revistat e meshkujve.

Por tani gjimnastja Alina Kabaeva, e lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin prej 12 vitesh, është zhdukur pasi ka lindur binjakët.

Kur gazeta ‘The Sun’ publikoi lajmin para disa ditësh, historia u bë virale në mbarë botën, përveç Rusisë.

Alina, 37 vjeç, nuk është parë në publik që kur ishte shtatzënë me binjakët, që thuhet se kanë lindur në një klinikë në Moskë. Zyrtarët e mohojnë këtë lajm.

Po ku është tani ajo që njihet si Dashnorja e Parë e Kremlinit?

Disa thonë se ajo është në Itali duke rritur fëmijët e saj.

Të tjerë thonë se Putin është ndarë me të dhe është në lidhje me një grua më të madhe në moshë se Alina.

Alina ishte adoleshente kur fitoi të parën medalje në olimpiadën e Sidneit.

Katër vjet më vonë ajo u etiketua si beqarja më e kërkuar në Rusi.

Në vitin 2004 pozoi nudo për revistën Maxim. Fotografi që bëri setin tha se “ajo është e mbushur me seks”.

Mendohet se rreth kësaj kohe ajo u takua me Putinin. Por vetëm katër vite më vonë, gazeta e një miliarderi deklaroi se Alina ishte lidhur me Putinin.

Ky i fundit i mohoi zërat dhe gazeta u mbyll. Megjithatë, gjithmonë e më shumë në Kremlin spekulohej për lidhjen e re të Putinit.

Alina u zgjodh deputete dhe një diplomat perëndimor tha se ajo ishte shumë afër Carit, pasi e respektonin të gjithë në parlament.

Në tetor të vitit 2018 ajo u pa për herë të fundit në publik. Raportohet se ajo ka lindur binjakët në prill të vitit të shkuar. Mikesha e saj e ngushtë thotë se nuk e ka parë Alinën që prej asaj kohe.

Tani të gjithë po pyesin se kur do të shfaqet ajo sërish. Nëse do shfaqet.

(Kosova Sot Online)