Jo vetëm Haki Rugova por e gjithë garda e kryesisë së LDK-së janë të korruptuar, të hetohen e ndiqen penalisht

Jo vetëm Haki Rugova por e gjithë garda e kryesisë së LDK-së janë të korruptuar, të hetohen e ndiqen penalisht
Jo vetëm Haki Rugova por e gjithë garda e kryesisë së LDK-së janë të korruptuar, të hetohen e ndiqen penalisht

Muhamet Kelmendi

  • 15 October 2020 - 08:33

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Nuk ka anëtare të LDK-së deri te Isa Mustafa, që nuk janë pasuruar në përmasa të mëdha. Edhe dihet fare mirë që nga të ardhurat nuk krijohet ajo pasuri që e disponojnë. Kemi çrregullim të madh. Dhe, në këtë anë, organet hetuese kanë heshtur. Nuk janë marr me këta element të dyshimtë. Edhe tash u pa se si funksionon sistemi i drejtësisë. Në konferencën për shtyp, nga Isa Mustafa, jo vetëm që u fol kundër organeve hetuese, por ai dhe ata vetë u bënë prokuror dhe gjyqtar.

LDK është Parti e ndërtuar mbi parat e masave shqiptare. Që nga formimi janë derdhur në këtë parti miliona e miliona Euro. Natyrisht se edhe keqpërdorimet janë shumë të mëdha dhe askush nuk i ka hetuar deri më tash. Të përkujtojmë Fondin e "3%". Nuk dihen edhe sot se ku gjinden ato mjete. Kështu është edhe me "Dardania Bank" në Tiranë. Pas luftës kanë qenë kurdoherë nëpër pushtet. Ministra, zëvendës ministra, anëtarë të bordeve e udhëheqës, gjyqtar dhe prokuror. Nuk ka vend që LDK nuk i ka anëtarët e vetë. Kudo nëpër këto vende ka bazë për hetime dhe për të ndërmarr masa ligjore. Isa Mustafa e vlerësoi faktin e burgosjes së Kryetarit të Istogut Haki Rugova me disa bashkëpunëtor në Istog si akt gjëja kundër LDK-së. Një kësi vlerësimi nuk tolerohet juridikisht. Ajo është ndërhyrje në drejtësi, konsiderohet vepër e rrezikshme dhe ka bazë për hetime. Por, Isa Mustafes nuk i intereson Haki Rugova. Isa Mustafa nuk është demokrat dhe LDK-istë. Ai është monist i tipit të ish-regjimit. Ndaj LDK-ja, dhe ideologun e saj Ibrahim Rugovën, si dhe burgosjen e Haki Rugovës, i ka si mjete për të luftuar për veten e vetë. Si Ministër i Financave në Qeverinë në mërgim akuzohet për Fondin"3%". Pas luftës ishte kryetar i komunës së Prishtinës dhe dyshimet janë të mëdha për abuzim me ligjin.

Edhe si Kryeministër dyshohet. Nëse kësaj ia shtojmë punën gjatë regjimit pushtues serbomadh, është person potencial i hetimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Mbështetur në këto fakte që e ngarkojnë atë, ai edhe u vërsul kundër organeve hetuese dhe i akuzoj si qëllim këqija, tamam sikurse të ishte tërësisht i pa dyshimtë. Dhe, kjo nga kush, nga një njeri tepër i dyshimtë. Po shtrohet pyetja se ku gjenden anëtarët tjerë të Kryesisë së LDK-së? Ku janë ish-kryetaret dhe tash ministrat? A janë të pastër! Ju takon organeve të hetojnë këtë dhe çdo njërin në Kosovë. Vjedhës dhe korrupsion ka. Askush nuk e mohon. E përgjegjësi jo!. Shteti duhet të veprosh sepse koha nuk pret dhe gjendja është alarmante.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".