Serbët në hall, mundohen të arsyetojnë anulimin e vizitës së Putinit në Beograd

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 11:16
Serbët në hall, mundohen të arsyetojnë anulimin e vizitës së Putinit në Beograd

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë nuk janë prishur dhe vizita e Presidentit rus Vladimir Putin nuk është anuluar, sepse nuk ishte planifikuar zyrtarisht, kështu ka deklaruar analisti politik Dragomir Andjelkovic.

Kjo u deklarua këtë mëngjes nga Andjelkovic, i cili tha vizita e Putinit nuk mund të anulohet, sepse nuk ishte e caktuar.

“Vizita nuk mund të anulohet, sepse nuk është caktuar,” pretendon Andjelkoviç.

Dje gazeta serbe “Danas”, bazuar në burimet e saj diplomatike ka thënë se Rusia nuk është e kënaqur që së fundi Serbia është afruar shumë me SHBA-në sa i përket politikës së jashtme, sidomos pas takimit të 4 shtatorit në Washington ku u firmosen zotime nga Serbia e Kosova për normalizim ekonomik.

“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë shënon dhe një kthesë në humbjen e ndikimit të Rusisë në Ballkan, gjë që e nervozon Kremlinin. Serbia po e zgjidh çështjen me Kosovën pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe po afrohet me SHBA-në, e cila po rritet në kurriz të Rusisë”, ka thënë burimi i gazetës “Danas”.

Vuçiqi gjatë vizitës së tij në Moskë në qershor, kishte thënë se Putini ia ka konfirmuar kthimin e vizitës gjatë tetorit. Vuçiqi këtë e kishte quajtur “ngjarje të mahnitshme”.

(Kosova Sot Online)