Lajçak: Hoti është marrë me çështje të vështira, shtetet e BE’së e kanë vërejtur këtë

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 13:27
Lajçak: Hoti është marrë me çështje të vështira, shtetet e BE’së e kanë vërejtur këtë

Miroslav Lajcak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, në një konferencë për media në Prishtinë, ka bërë një përmbledhje të angazhimit e tij në ndërmjetësim.

Ai thotë se në tri takimet mes Kryeministri Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandër Vuciq është diskutuar për të pagjeturit dhe për çështjet ekonomike.

“Patëm tri takime në nivel të lartë, dhe një numër të rundeve të takimeve me shefat e grupeve negociatore. Po diskutojmë të gjitha çështjen në detaje. Po negociojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjerëtisht të obligueshme” , ka thënë Lajcak.

“Filluam procesin duke sqaruar çështjet e mbetura.

“E para çështjen e personave të zhdukur ose të zhvendosur sepse kjo përfshin familjarët që u duhet t’i identifikojnë. Çështja e dytë ishte çështjet ekonomike, që është gjithashtu e rëndësishme për pajtim”.

Lajcak i ka dhënë merita kryeministrit Hoti që është futur në dialog në kohë të vështirë dhe ka treguar lidership.

“Dua ta falëndëroj kryeministri Hoti. Ai ka treguar lidershgip të vërtetë në fillimin e dialogut, E shoh se ai kritikohet shpesh këtu, por dua t’ju tregojë se Është marrë me çështjet e vështira, me maturi të vërtetë. Shtetet anëtare e kanë vërejtur këtë dhe e çmojnë shumë”

(Kosova Sot Online)