Eksperti amerikan: Imuniteti i tufës është një emërtim tjetër për vrasje masive

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 13:37
Eksperti amerikan: Imuniteti i tufës është një emërtim tjetër për vrasje masive

William Haseltine, Kryetar dhe President i ACCESS Health International, deklaroi se është “jashtëzakonisht i shqetësuar që Presidenti Trump po këshillohet nga njerëz që flasin për imunitetin e tufave”.

“Imuniteti i tufës është një emërtim tjetër për vrasje masive. Kjo është ekzaktësisht ajo që është,” tha Haseltine në CNN.

Haseltine vijoi duke thënë se nëse virusi lejohet të përhapet, siç po evokohet nga administrata Trump “ne do shohim dy deri në gjashtë milion amerikanë të vdekur, jo vetëm këtë vit por çdo vit.”

“Kjo është një katastrofë për vendin tonë, të kemi njerëz në nivelet më të larta të qeverisë duke kundërshtuar zyrtarët tanë më të mirë të shëndetit publik,” shtoi Haseltine.

“Ne e dimë që kjo epidemi mund të vihet nën kontroll. Vendet e tjera e kanë bërë, nërsa ne po bëjmë të kundërtën. ”

Kujtojmë se një studim i botuar së fundmi në The Lancet ka treguar se më pak se 10% e popullsisë amerikane ka qenë e ekspozuar ndaj Covid-19. Në mënyrë që të krijohet një imunitet tufe, duhet të infektohen rreth 60% deri 70% e popullsisë./A2CNN

(Kosova Sot Online)