DASH këshillon amerikanët: Kujdes me udhëtimet në Kosovë

  • E.K /
  • 15 tetor 2020 - 13:45
DASH këshillon amerikanët: Kujdes me udhëtimet në Kosovë

Departamenti i Shtetit këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit dhe të tregojnë kujdes nga rreziku i terrorizmit në disa zona ku ai është rritur.

Në një njoftim, Departamenti i Shtetit thotë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA vazhdon të përfshijë Kosovën në nivelin e 3 të rrezikut nga COVID-19.

Qytetarët amerikanë këshillohen, gjithashtu, të rishikojnë udhëtimet për në Mitrovicën e Veriut, Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan “për shkak të mundësisë për trazira civile si pasojë e tensioneve etnike”.

Grupet terroriste, thuhet në njoftim, vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën.

(Kosova Sot Online)