Lluka e pranon që gruaja i punonte te Devollët kur iu shit fabrika e amortizerëve

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 13:49
Lluka e pranon që gruaja i punonte te Devollët kur iu shit fabrika e amortizerëve

Ish-drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim, Shkëlzen Lluka, është ftuar që të intervistohet nga Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit.

Lluka është pyetur nga anëtarët e Komisionit në lidhje me privatizimin e fabrikës së amortizerëve që është blerë për 2 milionë e 500 mijë euro nga Devollët.

Kryetari i Komisionit, Hajrullah Ceku e ka pyetur të intervistuarin në lidhje me raportin e tij personal me Devollët ose angazhimin e tij në ndonjërën nga kompanitë e Devollëve.

Lluka ka thënë se njihet personalisht me Devollët porse asnjëherë nuk ka pasur angazhim në ndonjërën nga kompanitë e Devollëve. Megjithatë ai e ka pranuar se gruaja e tij ka qenë e punësuar në Dardafone të Z-mobile gjatë kohës së privatizimit

(Kosova Sot Online)