Pas detyrës në Kosovë, Bashkimi Evropian e çon Apostolovën në Palestinë

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 14:33
Pas detyrës në Kosovë, Bashkimi Evropian e çon Apostolovën në Palestinë

Bashkimi Evropian ia ka caktuar një detyrë të re Nataliya Apostolovas, e cila e përfundoi misionin në Kosovë si shefe e Zyrës së BE-së. Ajo është catuar si udhëheqëse e Misionit të BE-së për Polici dhe Sundim të Ligjit në territorin e Palestinës (EUPOL COPPS).

Kështu, Apostolova bëhet gruaja e parë që e drejton EUPOL COPPS, ka njoftuar faqja zyrtare e BE-së.

Gjatë karrierës diplomatike mbi 25-vjeçare, Apostolova ka shërbyer në pozita të larta në Lindje të Mesme dhe Ballkan. Ajo kishte shërbyer si shefe e delegacionit të BE-së në Libi nga korriku i vitit 2013 deri në gusht të vitit 2016 dhe si shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë nga shtatori i vitit 2016 deri në gusht të këtij viti.

Në pozitën e zëvendëskryetares në EUPOL COPPS është emëruar një grua tjetër, Katja Dominik nga Gjermania.

(Kosova Sot Online)