Presidenca Boshnjake njëzëri, s’e njohin pavarësinë e Kosovës

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 15:23
Presidenca Boshnjake njëzëri, s’e njohin pavarësinë e Kosovës

Sot në Bosnje e Hercegovinë është mbajtur mbledhja e Presidencës boshnjake, në të cilën është shqyrtuar pika për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Megjithatë të tre anëtarët e Presidencës Boshnjake, Shefik Dzaferovic, Zhelko Komshiq dhe Millorad Dodik kanë votuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ky votim i Komshiq ka ardhur edhe përkundër faktit që ai më herët kishte kërkuar që një pikë e tillë të vendoset në rend të ditës, meqë sipas tij duhet respektuar vullneti i shqiptarëve në Kosovë. Sipas Komshiq, pavarësia e Kosovës është një situatë faktike.

(Kosova Sot Online)