Zyrtari serbo-boshnjak i dënuar për krime lufte vdes nga COVID-19

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 15:33
Zyrtari serbo-boshnjak i dënuar për krime lufte vdes nga COVID-19

Momcilo Krajisnik, një ish zyrtar serbo-boshnjak i cili u dënua për krime lufte nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, ka vdekur pasi u infektua me koronavirus.

75-vjeçari u dërgua në spital në fund të gushtit pasi shëndeti i tij u përkeqësua, raportojnë mediat në Bosnje dhe Hercegovinë.

Krajisnik u dënua me 20 vjet burg nga gjykata e KB për krimet e luftës në Hagë, për përndjekjen dhe dëbimin me forcë të joserbëve gjatë luftës 1992-95. Ai u la i lirë nga një burg britanik në 2013 pasi vuajti dy të tretat e dënimit.

Krajisnik shërbeu si kryetar i parlamentit serb të Bosnjës gjatë konfliktit që shpërtheu pas shpërbërjes së federatës Jugosllave në vitet 1990.

Rreth 100,000 njerëz u vranë dhe 2.2 milioën të tjerë u zhvendosën në luftën e Bosnjës, e cila shpërtheu ndërsa rivalitetet komunale copëtuan Jugosllavinë pas rënies së komunizmit, derisa një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Amerika i dha fund konfliktit.

Shumë serbë e konsiderojnë Krajisnik dhe zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës si heronj, pavarësisht nga dënimet e KB për krime lufte kundër tyre. Pas lirimit, Krajisnik u prit si një hero nga mijëra serbë kur u kthye në bastionin serb të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Pale.

Bosnja ka më shumë se 23,635 raste me COVID-19 dhe 705 vdekje deri më tani, sipas Universitetit Johns Hopkins.

(Kosova Sot Online)