Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 19:42
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për reshje shiu përgjatë ditës së premte dhe të shtunë.

Sipas IHMK-së, përgjatë ditës së premte parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu kohë pas kohe, teksa të shtunën do ketë edhe intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

I njëjti institut përgjatë ditës së sotme ka paralajmëruar edhe vërshime në rajonin e Dukagjinit, gjersa ka thënë se mund të ketë edhe rrëshqitje dheu si pasojë.


(Kosova Sot Online)