Dhimbja kaplon Deçanin, dy vëllezërit që vdiqën në Gjermani varrosen nesër në vendin e origjinës

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 19:56
Dhimbja kaplon Deçanin, dy vëllezërit që vdiqën në Gjermani varrosen nesër në vendin e origjinës

Dhimbja kaplon Deçanin, dy vëllezërit që vdiqën në Gjermani varrosen nesër në vendin e origjinës

Dhimbja kaplon Deçanin, dy vëllezërit që humbën jetën në Gjermani, nesër varrosen në vendin nga e kanë prejardhjen.


Dyert i kanë hapur për ngushëllime.

Edhe përgatitjet i kanë bërë, për t’i pritur familjar e miqësi për t’i qëndruar afër në këtë kohë të vështirë.

Tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj, më Gjermani, nga fshati Ratish i Epërm i Deçanit, tronditi familjen e më gjerë.

Dy fëmijët e kësaj familje, Hasani dhe Bleriani, humbën jetën pasi që u goditën nga treni mëngjesin e së martës.

Ndërsa, me dhimbje të thellë, babai i tyre tregon se si ka ndodhur rasti.

Arifaj tregon se tragjedia ka mundur të jetë edhe më e madhe pasi që me dy viktimat ishte edhe vëlli i tyre tjetër, por për punë centimetrash ka shpëtuar djali i tij i dytë.

Ndërsa, tutje tregon se si e mori lajmin dhe cili ishte reagimi i tij në ato momente.

Ani pse jetojnë që 30 vite në Gjermani dhe se fëmijët e tyre kanë lindur në mërgim, kërkesa e prindërve ishte që trupat e tyre të pushojnë në përjetësi në atdhe.

Atje ku prehet edhe gjyshja e tyre e cila pak kohë më parë ndërroi jetë.

Me të kuptuar lajmin, në ndihmë familjes Arifaj i dolën edhe bashkëvendësit.

Që nga fillimi pranë familjes Arifaj i qëndruan edhe komuna e Deçanit.

Kryetari, Bashkim Ramosaj, shpreh ngushëllime të thella për rastin.

I gjithë organizimi i transportit të trupave të dy fëmijëve u bë nga shoqëria “Abeja” me seli më Gjermani.

Ndërsa, varrimi i të ndjerëve bëhet të premten në ora 15:00 në varrezat e fshatit Ratish.

(Kosova Sot Online)