Kot mundohet LDK-ja ta mbron Haki Rugovën, është tentativë skandaloze për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Kot mundohet LDK-ja ta mbron Haki Rugovën, është tentativë skandaloze për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë
Kot mundohet LDK-ja ta mbron Haki Rugovën, është tentativë skandaloze për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Ragip Guraziu

  • 16 October 2020 - 07:53

Shkruan: Ragip Guraziu

një fatkeqësi e madhe që ende nuk po dihet se kur do të mësohen liderët e partive tona politike që ta lënë drejtësinë për të vepruar në mënyrë të pa varur dhe të pa penguar e të pa ndikuar nga politika. Për aq më tepër, reagimi i liderit politik përfaqëson edhe opinion ë partisë politike që e përfaqëson kështu që ndërhyrje në rastet e tillë në procesin e hetimit mundë të konsiderohet ndërhyrje frontale politike, madje edhe nga niveli i vetë institucionit, në këtë rast LDK si parti që drejton Qeverinë e vendit.

Tani po lindin dyshimet te krerët e LDK-së se arrestimi, degradimi para opinionit si kryetar i komunës, si nënkryetar i LDK-së, si familjar është bërë me qëllime politike që ta dëmtojë atë personalisht dhe ta dëmtojë LDK-në. Arrestimi është kryer në ditën kur është raportuar për 100 ditshin e Qeverisë, sepse s’ka asnjë aferë korruptive, dhe ne dyshojmë që është tentuar të njolloset kjo Qeveri, po mendon kryetari i LDK-s Isa Mustafa. Ai ka shkuar aq larg sa që e ka cilësuar të qëllimshëm dhe të pa pranueshëm hetimin dhe arrestimin e Haki Rugovës, ndaj të cilit është caktuara masa e arrestit shtëpiak. Me këtë reagim, po më duket se asnjë subjekt politikë nuk do del i pastër dhe ditë në vijim do të jemi sa keq e më keq , dhe derisa po arrestohet nga Gjykata Speciale e Hagës ish komandant e ushtarak të UÇK-së, LDK-ja u futë në një valle tjetër, dhe në fund të gjitha këto për Shtetin e Kosovës, dhe qytetarëve të saj,do i del;'' Dardhë me bishtë'', siç thuhet në popull. Mendoj se po mundohet kot LDK-ja, sepse ky reagim ashiqare është tentativë skandaloze për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Deklarimi i kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, kundër fillimit të hetimeve ndaj kryetarit të Istogut Haki Rugova, duke dhënë konstatimin e tij se arrestimi i tij ka karakter të pastër politike nuk është reagim i një politikani të mençur që e respekton shtetin e së drejtës dhe i beson atij. Ky rast vetëm sa po na ekzistimin e praktikës së mbrapsht të mundësisë për ndërhyrje në drejtësi, në mënyrë të pa penguar nga politika, kurdo që cenohen interesat e grupeve të caktuara, pavarësisht dyshimeve për abuzim me ligjin, sikur është në këtë rast, dyshimi dhe akuza për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Kur e them këtë e bazoj në deklaratën e Isa Mustafës i cili thotë se në emër të LDK-së kërkon të zhvillohet sa ma shpejt procesi gjyqësor, të vërtetohet bazueshmëria ligjore e akuzave ndaj Haki Rugovës, e në qoftë se ky proces zhagitet, ne konsiderojmë se arrestimi, degradimi para opinionit si kryetar i komunës, si nënkryetar i LDK-së, si familjar është bërë me qëllime politike që ta dëmtojë atë personalisht dhe ta dëmtojë LDK-në, pasi që arrestimi është kryer në ditën kur është raportuar për 100 ditshin e Qeverisë, sepse s’ka asnjë aferë korruptive, dhe prandaj dyshohet që është tentuar të njolloset kjo Qeveri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".