Veteranët i dalin në krah Qeriqit, kaq duhet të dënohet ai me grupin sipas Faton Klinakut

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 08:40
Veteranët i dalin në krah Qeriqit, kaq duhet të dënohet ai me grupin sipas Faton Klinakut

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve Xhevdet Qeriqi, ka kërkuar që të burgoset pasi dënimin me para nuk mundet ta shlyej, derisa ka folur për dëmtimin e rrethojave të Qeverisë në protestën e organizuar nga veteranët e luftës në vitin 2015-të.

Qeriqi mbrëmë ka thënë se asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka mundësi që dënimin ta shlyej me para për shkak të gjendjes jo të mirë financiare.

Pas kësaj deklarate të Qeriqit kanë reaguar nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku ka thënë se rrethojat e Qeverisë i kanë hequr vetë nga ky institucion.

Ai ka shkruar se maksimumi i dënimit, duhet të jetë ai me kusht.

“Për rrethojat e qeverisë e të cilat i ka hequr vet qeveria, maksimumi i dënimit të bashkëluftëtarit Xhevdet Qeriqi dhe shokëve të tjerë, duhet të jetë dënimi me kusht”, ka shkruar Klinaku.

 

Për rrethojat e qeverisë e të cilat i ka hequr vet qeveria, maksimumi i dënimit të bashkëluftëtarit Xhevdet Qeriqi dhe shokëve të tjerë, duhet të jetë dënimi me kusht.

Publiée par Faton Klinaku sur Jeudi 15 octobre 2020

(Kosova Sot Online)