I kërkuan të mbante maskën në restorant, por ja çfarë bëri klienti. Incidenti bëhet viral pasi…

  • G.G /
  • 16 October 2020 - 10:27
I kërkuan të mbante maskën në restorant, por ja çfarë bëri klienti. Incidenti bëhet viral pasi…

Reagimi i vrazhdë i një klienti në një restorant, të cilit iu kërkua të mbante një maskë, siç kërkohet në protokollet e përcaktuara për këto ambiente, është bërë viral në internet.

Incidenti ndodhi në “John Henry’s Pub of Ardmore” në Pensilvani dhe u bë publik nga stafi i restorantit.

Një punonjëse e restorantit, ngarkoi një foto në Facebook ku tregonte faturën e klientit, në të cilën duket që ky i fundit kishte shkruar fjalën “maskë” në vendin ku normalisht dikush plotëson shumën që dëshiron të japë si bakshish për shërbimin.

Fotoja shoqërohet me komentin: “Kur stafi me mirësjellje i kërkon një klienti të mbajë një maskë derisa të ulet në tavolinë dhe ai të trajton në këtë mënyrë, kjo është mungesë respekti. Duhet të kesh turp”.

(Kosova Sot Online)